UBT News

Sonte derbi i qytetit të Manchesterit, mësohet finalisti tjetër i Carabao Cup

Kupa EFL e njohur ndryshe edhe si Carabao Cup, rikthehet sot me një derbi tejet interesant të qytetit të Manchesterit.

“Djajtë e Kuq” presin në shtëpi rivalin lokal Manchester Cityn. Ndeshja do të zhvillohet në kuadër të gjysmëfinales së Carabo Cup, dhe sot do të mësohet finalisti i fundit i kësaj gare, që do të ndeshet më pastaj me skuadrën e Jose Mourinhos në finale, respektivisht Tottenham Hotspur.

Ekipi i Solskjaer është duke kaluar nëpër një formë fantastike këtë sezon, ku në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, ka arritur të regjistrojë pesë fitore dhe vetëm një barazim.

Në anën tjetër, skuadra e Pep Guardiolas nuk kishte një fillim të mirë të edicionit 2020/21, ku kanë munguar rezultatet pozitive në shumë ndeshje, por në gjashtë përballjet e fundit, Manchester City ka katër fitore dhe dy barazime.

Të dy trajnerët, Solskjaer dhe Guardiola, pritet të hynë në këtë ndeshje me lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion, dhe formacionet e mundshme pritet të jenë këto si më poshtë.

Manchester United (4-3-1-2): Henderson; Wan-Bissaka, Bailly, Maguire, Shaw; McTominay, Fred, Pogba; Fernandes; Martial, Rashford

Manchester City (4-2-3-1): Steffen; Cancelo, Dias, Stones, Mendy; Fernandinho, Gundogan; Mahrez, De Bruyne, Foden; Aguero

Exit mobile version