Derbi i Madridit për këtë sezon në La Liga është i mbushur me polemika dhe tension që ka filluar 20 ditë përpara ndeshjes. Atletiko dhe Real Madrid do të përballen në stadiumin “Metropolitano” më 29 Shtator në orën 21:00. Ky do të jetë një test i rëndësishëm për Realin, i cili ka arritur të qëndrojë pa humbje në kampionatin spanjoll për një vit, nëse e ruan këtë rekord deri në derbi.
Një çështje që ka shkaktuar shqetësim është orari i ndeshjes. Atletiko do të ketë 48 orë më pak pushim se Real Madrid përpara derbit. Reali do të luajë ndaj Alaves më 24 Shtator, ndërsa Atletiko do të përballet me Selta Vigon më 26 Shtator dhe do të ketë vetëm një ditë për stërvitje përpara ndeshjes. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi tek tifozët dhe stafi stërvitor i Atletikos.
Në lidhje me biletat, kërkesa është e jashtëzakonshme. Biletat e zakonshme janë shitur, duke lënë vetëm rreth 200 bileta VIP me çmime që variojnë nga 450 deri në 530 euro. Atletiko ka 60,285 abonentë për stadiumin e saj me kapacitet prej 70,460 vendeve, duke lënë vetëm 10,000 bileta për publikun e gjerë, që ka bërë që të gjitha biletat të shiten shumë shpejt.
Përpara derbit, të dy skuadrat do të luajnë katër ndeshje: Atletiko do të përballet me Valencia, Rayo Vajekano, Selta Vigo dhe Lajpcig, ndërsa Real Madrid do të luajë kundër Sociedad, Espanyol, Alaves dhe Shtutgart./UBTNews/