UBT News

Derbi i kësaj jave në hendboll, Prishtina e pret Besën e Pejës

Këtë javë zhvillohet xhiroja e gjashtë në Superligën e Kosovës në hendboll në kategorinë e meshkujve. E ndeshja më interesante pritet të jetë ajo mes Prishtinës dhe Besës.

Derbi më i fortë në Superligë do të zhvillohet të premten, duke filluar nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë.

Me lojtarë që luajnë në reprezentacionin e Kosovës, të dy skuadrat pritet të zhvillojnë një ndeshje të zjarrtë, por çfarë e bën edhe më interesante është se që të dy skuadrat i prijnë tabelës me pikë të barabarta.

Kjo ndeshje pritet të vendos se kush do t’i prijë tabelës në superligën e kosovës në hendboll, ani pse kjo ndeshje pritet të jetë e barabartë, marr parasysh kualitetin e të dy ekipeve./UBTNews

Exit mobile version