Me fillimin e javës, secilit futbolldashës mendja i shkon tek fundjava dhe super-takimet që sjellin ligat më të forta evropiane por edhe ajo e Superligës së Kosovës.
Këtë javë zhvillohet java e gjashtë e Superligës së Kosovës, ku takimi më interesant i kësaj jave pritet të jetë në qytetin e Gjilanit.
Derbi lokal do të jetë fokusi kryesor i kësaj jave ku Drita ndeshet me Gjilanin, ndeshje kjo e cila zhvillohet ditën e dielë me fillim nga ora 13:30, e që transmetohet drejtpërdrejt në Klan Kosova.
Lideri i Superligës së Kosovës Ballkani do të udhëtoj në Obiliq ku do të ndeshet me Arbërinë, dy skuadra që po i prijnë momentalisht tabelës, teksa Trepça ’89 do të ndeshet me Feronikelin e Prishtina me Besën e Pejës.
Llapi do të ndeshet me Drenicën, ndeshje kjo e cila do të sfidoj Llapin e Batatinës e cila nuk e ka gjetur ende fitoren e parë.
Ndeshjet e javës së gjashtë:
Të shtunën:
(14:00) Arbëria – Ballkani,
(14:00) Llapi – Drenica,
(14:00) Prishtina – Besa
Të dielën:
(13:30) Drita – Gjilani,
(14:00) Trepça 89 – Feronikeli