UBT News

Derbi i Anamoravës i takon Dritës

Drita e ka mposhtur Gjilanin në derbin e Anamoravës me rezultat të ngushtë 3 me 2, me një rikthim senzacional në minutat e fundit të takimit.

Të parët që kaluan në epërsi ishin Gjilani, përmes Darko Nikac, në minutën e 7-të të takimit. Pas 20-të minutash lojë, ishte Hamdi Namani ai që barazoi shifrat për Dritën, mirëpo Nikac i Gjilanit ishte në formë të mirë dhe shënoi edhe njëherë në minutën e 42’ të takimit.

Pas pushimit Drita u kthye më ndryshe dhe më e këndellur, ku në minutat e fundit të takimit i mori 3 pikë nga duart e Gjilanit. Fillimisht ishte Astrit Fazliu ai që e nisi iden e barazimit të rezultatit, duke shënuar në minutën e 89-të, kështu duke i dhënë një goditje të fortë skuadrës së Gjilanit.

Goditjen përfundimtare Gjilanit ia dha Haxhimusa, i cili shënoi në minutat shtesë të takimit, për t’i dhuruar 3 pikë shumë të rëndësishme Dritës, që ia hap rrugën edhe më shumë drejt garës për më të mirin e Superligës së Kosovës./UBTNews

Exit mobile version