UBT News

Deputeti suedez dënohet për ngacmim seksual të bashkëpartiakes së tij

Një deputet suedez i ekstremit të djathtë është dënuar në apel për sulm seksual ndaj një anëtareje të partisë së tij, përcjell UBT News.

Peter Lundgren u shpall fajtor dhe u dënua me 60 gjoba ditore prej 1,000 Krona suedeze për secilën, njoftoi të hënën gjyqësori suedez. Në total ai do të gjobitet me rreth 6000 euro.

Lundgren u akuzua për ngacmim seksual të koleges së tij në hotel 3 vjet e gjysmë më parë. Incidenti duhet të ketë ndodhur në një event gjatë një konference zgjedhore.

Gjykata ra dakord me prokurorinë dhe vendosi se Lundgren kishte vepruar pa pëlqimin e gruas dhe kishte shkelur “integritetin e saj seksual”.

Lundgren është anëtar i Parlamentit Evropian që nga viti 2014 dhe është një nga nënkryetarët e Grupit të Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë./UBTNews/

Exit mobile version