Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shpenzuar afro 40 mijë euro gjatë vitit 2024 për mbushje telefonike nga kompania publike “Vala”, një shifër që mbulohet nga buxheti i shtetit, pra nga taksat e qytetarëve.
Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga “Interaktiv Talks”, shuma e përgjithshme e këtyre shpenzimeve ka arritur në 38,190 euro, vetëm gjatë këtij viti.
Në krye të listës së shpenzuesve është nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili ka shpenzuar mbi 1,000 euro për mbushje, duke e tejkaluar edhe kufirin mujor prej 100 euro që u takon deputetëve.
Në mesin e atyre që kanë shpenzuar më së shumti janë edhe Mimoza Kusari-Lila nga Lëvizja Vetëvendosje, Besnik Tahiri nga AAK dhe Arben Gashi nga LDK, me nga 720 euro secili.
Edhe Valon Ramadani, deputeti i VV-së që njihet për pasurinë e tij milionëshe, ka përfituar 480 euro mbushje telefonike nga Kuvendi.
Ndërkohë, mbetet për t’u parë kush ka qenë deputeti më kursimtar dhe cilët liderë politikë kanë pranuar ose kanë refuzuar përfitimin e kësaj mbështetjeje telefonike nga Vala.