UBT News

Deputetët rusë do të votojnë për njohjen e zonave të kontrolluara nga separatistët si të pavarura

Ligjvënësit rusë do të votojnë të martën mbi rezolutat për t’i kërkuar presidentit Vladimir Putin të njohë dy rajone separatiste në Ukrainën lindore si të pavarura.

Viacheslav Volodin, kryetar i Dhomës së Ulët të Parlamentit të Rusisë, tha në një deklaratë se dy rezoluta do të dorëzohen në votim me qëllim të njohjes së pavarur të Republikës Popullore të vetëshpallur të Donetskut (DPR) dhe Republikës Popullore të Luhanskut (LPR).

Të dy ndodhen në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas, ku separatistët e mbështetur nga Rusia kanë luftuar kundër forcave ukrainase që nga viti 2014.

Dallimi midis dy rezolutave është se e para do t’i bënte thirrje drejtpërdrejt Putinit që “menjëherë” t’i njohë të dy zonat si të pavarura, ndërsa e dyta do t’i dërgohej ministrisë së jashtme të Rusisë dhe strukturave të tjera qeveritare “për hulumtime dhe reagime”.

“Opsioni që merr numrin më të madh të votave gjatë vlerësimit do të miratohet”, tha Volodin.

Një njohje e tillë do të nënkuptonte një ‘shuarje’ të Protokollit të Minskut – marrëveshja e armëpushimit e ndërmjetësuar nga Franca dhe Gjermania në të ashtuquajturin Formati i Normandisë, që hyri në fuqi në 2015.

Sidoqoftë, është e paqartë nëse Putini do ta zbatonte nëse rezoluta e parë miratohet, pasi ai përmendi Marrëveshjen e Minskut në telefonatën e tij me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, gjatë fundjavës./UBTNews/

Exit mobile version