UBT News

Deputetët kërkojnë hapa konkret nga MSh-ja për minimizim të nevojave për trajtim jashtë vendit

Kuvendi ka miratuar e Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike për Raportin e Auditimit të performacës zbatimi i rekomandimeve të raportit “Administrimi i programit për trajtim mjekësor jashtë institucioneve shëndetësore publike dhe vlerësimi i rezultateve”,

Rekomandimet janë votuar me 63 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Mirlinda Sadiku nga LVV-ja ka paraqitur para deputetëve disa nga rekomandimet e këtij Komisioni për ministrinë e Shëndetësisë, duke kërkuar ndryshim plotësimin e legjislacionit administrativ për trajtim shëndetësor jashtë vendit.

“Ministria e Shëndetësisë të bëjë plotësim ndryshimin e legjislacionit administrativ për trajtim shëndetësore jashtë institucioneve publike. Të bëhet barazimi i plotë financiar çdo gjashtë muaj për të gjitha shërbimet shëndetësore. Bordi dhe drejtori i ShSKUK-së të bëjnë vlerësimin e nevojave dhe ngecjeve me qëllimin të reduktimit të nevojave për trajtim jashtë vendit dhe raportin të i’a paraqes ministrisë së Shëndetësisë dy herë në vit”, është shprehur ajo.

Eman Rrahmani nga LVV-ja ka thënë se trajtimi shëndetësor jashtë vendit duhet të na bëjë të ndihemi keq secilin nga ne.

“ShSKUK të përfshijë informacione të mjaftueshme dhe numër të saktë të nevojave për trajtim jashtë vendit dhe t’ia paraqes Ministrisë”, ka thënë ai.

Fadil Nura nga PDK-ja ka thënë se të gjitha rekomandimet e dala nga ky Komision i mbështesin si grup parlamentar, raporton EO.

“Vlerësojmë që rekomandimet e dhëna a janë të harmonizuara udhe në konfirmon që i përkrahim në plotëni rekomandimet e dhëna”, është shprehur ai.

Shemsesin Dreshaj deputet nga AAK-ja ka thënë se ky raport nuk jep rekomandime të sakta se çfarë duhet bërë dhe që meriton të avancohet.

“Vërejta një gjë që janë investuar 30 milionë euro në pajisje medicionale dhe pashë që nuk kanë pasur imapkt në trajtim. Nuk pashë asnjë rekomandim se si të përmirësojmë gjendjen pasi parat nuk po mjaftojkan. Ky draft meriton të avancohet”, u shpreh ai.

Nga LVV fjalën e mori edheFatmire Mulhaxha-Kollçaku e cila tha se ky raport ka për qëllim minimizimin e nevojës së qytetarëve për trajtim jashtë vendit.

“Në dukje tregon që është një raport teknik por që shfaqet të gjitha problemet që e kanë përcjellë shëndetësinë ndër vite. Qëllimi i këtij raporti është minimizimi i nevojave për trajtim jashtë vendit”, ka thënë ajo.

Pas këtyre diskutimeve Kuvendi ka shkuar në pauzë deri në orën 15:00.

Exit mobile version