Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal në mbledhjen e radhës ka diskutuar njoftimin nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil për dorëheqjen e Kryetarit të Këshillit.
Mërgim Lushtaku nga PDK-ja tha se ka pasur një shkresë drejtuar Këshillit duke kërkuar dokumentacione dhe informacione më në detaje.
Ai madje ka qasje në lëndën e drejtorit të dorëhequr Nexhat Krasniqi.
Kryetarja e këtij komisionit Doarsa Kica-Xhelili ka kërkuar më shumë lidhur me lëndën dhe atë se çfarë duhet punuar në këtë drejtim.
Fitim Haziri nga VV-ja tha se nuk kanë bazë argumentet e Këshillit, raporton EO.
“Ku është baza e argumentit për lëndët, si me ju besuar Këshillit kur nuk na kanë dhënë fakte, këtu kanë pasur anshmëri”, tha Haziri.
Edhe Besnik Tahiri nga AAK-ja tha se ka paqartësi në krejt këtë raport dhe dokumentet e ofruara.