UBT News

Depp fiton rastin ndaj Heard

Aktori Johnny Depp ka fituar rastin kundër ish-bashkëshortes Amber Heard, të cilën e paditi për shpifje. Në një artikull ajo pretendonte se ka qenë viktimë e dhunës fizike që sipas saj, ushtroi Depp. Ai mori dëmshpërblim vetëm 15 milionë dollarë nga 50 milionë sa kishte kërkuar.

Në anën tjetër, Heard fitoi vetëm një nga tri paditë, dhe mori vetëm dy milionë dollarë dëmshpërblim.

Yjet e Hollywood-it, që u divorcuan në vitin 2017, paraqitën deklarata kontradiktore rreth lidhjes së tyre.

Gjatë gjashtë javëve, gjykata në Fairfax, Virxhinia, u përball me detaje të çuditshme të martesës së stuhishme të Depp dhe Heard dhe përfundimit të saj të palumtur.

Sipas sondazheve, shumë amerikanë ishin më të interesuar për dramën ligjore sesa luftën në Ukrainë ose një vendim potencialisht historik mbi abortin që pritej çdo ditë nga Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës./UBTNews/

Exit mobile version