UBT News

Dënohet me burgim të përjetshëm Bajram Veliaj për vrasjen e bashkëshortes

Është dënuar me burgim të përjetshëm Bajram Veliaj për vrasjen e bashkëshortes së tij, Armenda Aliu Velija.

Trupi gjykues këtë të premte ka shpallur aktgjykimin, ku edhe ka gjetur fajtor Veliajn për veprën penale “vrasje e rëndë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Sipas njoftimit të gjykatës, me datë 06 gusht 2019, rreth orës 23:18 minuta në Prizren, i pandehuri B.V., me dashje privon nga jeta anëtarin e familjes – bashkëshorten e tij A.A.-V., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje paraprake që e kishte me bashkëshorten e tij, tash të ndjerën A.A.-V., e në momentin kur ajo largohet nga shtëpia, i pandehuri pajiset me një pistoletë të tipit “Pietro Beretta Gardone” model 92 PS, e kalibrit 9 X 19mm, dhe del nga shtëpia e tij, e në momentin kur e vëren viktimën – bashkëshorten e tij A, i afrohet asaj, e drejton pistoletën në drejtimin e saj, shtënë 15 herë në drejtimin e saj, me ç ‘rast të njëjtën e godet 14 herë në pjesë të ndryshme të trupit duke filluar nga koka, qafa, gjoksi e deri në këmbë, nga goditja e predhave viktima rrëzohet për toke, dhe nga plagët e marra ndërron jetë në vendin e ngjarje, ku pastaj i pandehuri viktimën e mbulon me një fustan të saj dhe e pret ardhjen e Policisë./UBTNews

Exit mobile version