F.B., është dënuar të enjten me 500 euro gjobë pasi e ka pranuar se e ka goditur me grushte kunatën e tij pasi fillimisht i ishte drejtuar me fjalë fyese shkaku i një mosmarrëveshje.
Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Halim Burovci, i akuzuari e ka pranuar fajësinë dhe ka deklaruar që e ndien vetën fajtor për veprën penale për të cilën ngarkohet.
Lidhur me këtë, gjyqtarja e Gjykatës Themelore të Gjilanit, Luljeta Shabani e ka aprovuar fajësinë e të pandehurit dhe ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tij.
F.B nga ana e prokurorisë së shtetet akuzohet se në korrik të këtij viti me qëllim të cënimit të dinjitetit të një personi tjetër brenda familjes, pas një mosmarrëveshje me kunatën e tij, i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore, raporton “Betimi për Drejtësi”
Tutje, avokate Sadbere Maliqi mbrojtëse e të akuzuarit ka thënë se e mbështet pranimin e fajësisë pasi është konsultuar me te para se të marrë këtë vendim.
Prokuroria Themelore në Gjilan, në gusht të këtij viti ka ngritur aktakuzë ndaj tij duke e ngarkuar atë me veprën penale lëndim i lehtë trupor nga neni 185 paragrafi 3 nën paragrafi 3.1lidhur me paragrafin 1 nënparagrafin 1.4 tëKodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me burg deri në 3 vite.
Sipas prokurorisë, në korrik të vitit 2021, i pandehurit pas një mosmarrëveshje verbale me kunatën e tij të dëmtuarën Sh.B, e godet me grushte dhe i shkakton lëndime të lehta derisa e kanos edhe vëllain e saj, XH.B