UBT News

Dënohet me 12 vjet burgim personi që i dha pilulat e fundit reperit të ndjerë

Ryan Reavis – një nga personat i cili i shpërndau reperit të ndjerë, Mac Miller, pilulat me fentanil që çuan në mbidozën e tij – është dënuar me 10 vjet e 11 muaj burg.

Ryan Reavis u deklarua fajtor vitin e kaluar për një akuzë federale të shpërndarjes së fentanilit, sipas Zyrës së Prokurorit të SHBA.

Stephen Walter u deklarua fajtor për akuzën e shpërndarjes dhe është në pritje të dënimit. Çështja kundër Cameron Pettit është gjithashtu në pritje.

Në shtator të vitit 2018 Reavis e furnizoi reperin me pilula false të oksikodonit, sipas dokumenteve./UBTNews/

Exit mobile version