UBT News

Dënimi me 8 muaj burg për dhunimin e 15-vjeçares, Lumezi kërkon të merren masa

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se kryeprokurori Aleksandër Lumezi ka kërkuar nga kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj që të rishyrtojë lëndën e prokurores Lirije Morina, lidhur me dhunimin e 15-vjeçares në Pejë.

Lumezi i ka kërkuar Kurmehajt që nga të gjeturat të të ndërmarrë  të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Prishtinë, 26 tetor 2021 – Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, si autoritet kompetent, që të rishqyrtojë lëndën penale PP.nr. 68/12 të prokurores Lirije Morina dhe nga të gjeturat të ndërmarrë  të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version