UBT News

Dëmtohet rëndë në stërvitje, kompikohen gjërat për Sergino Dest

Lajme jo të mira vijnë për Sergino Dest, i cili do të duhet të qëndrojë jashtë fushave pas dëmtimit që pësoi ditë më parë. Të paktën kështu ka bërë të ditur, PSV Eindhoven, në një postim në rrjetet sociale.

Lojtari i kombëtares amerikane po kalonte një sezon mjaft të mirë deri më tani, me dy gola të shënuara dhe gjashtë asistime. Mirëpo lëndimi duket se do të komplikojë gjërat në vazhdim dhe me shumë gjasë nuk do të mund të japë kontribut për skuadrën e tij në këtë fund sezoni.

Gjatë stërvitjes së të shtunës, Dest pësoi një dëmtim të rëndë në gju, i cili do e mbajë jashtë për një periudhë të papërcaktuar, mirëpo si duket 24-vjeçari nuk do t’i kthehet fushave për një kohë të gjatë.

Sezoni për të ka mbaruar, ndërkohë që mbetet ende për t’u parë nëse skuadra aktuale e tij do të ushtrojë të drejtën për blerjen e kartonit të futbollistit./UBTNews/

Exit mobile version