Bologna po kalon një edicion fantastik në krye me Thiago Mottan. Meritat për suksesin e deritanishëm padyshim që e kanë futbollistët të cilët dhuruan thuajse gjithçka në fushën e gjelbër.
Mirëpo së fundmi nga kampi i Bolognas nuk kanë ardhur lajme edhe aq të mira, me Lewis Ferguson i cili pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen e fundit ndaj Monzës, e cila përfundoi me një barazim pa gola.
Në minutën e 58-të, Ferguson dëmtoi gjurin e djathtë pas përplasjes me Birindellin. Pavarësisht dhimbjeve qëndroi në fushë për t’u zëvendësuar pak minuta më vonë.
24-vjeçari tanimë me shumë gjasë thuhet se do ta humbasë edhe pjesëmarrjen në Euro 2024 me kombëtaren skoceze.
Mediat italiane raportojnë se mesfushori i Bolognës pritet të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë 5-6 mujore./UBTNews/