UBT News

Dëmtohet fustani ikonik i Marilyn Monroe që Kim Kardashian veshi në Met Gala

Kim Kardashian mori gjithë vëmendjen e mediave rozë kur veshi fustanin e Marilyn Monroe të vitit 1962, i njohur si fustani “Happy Birthday, Mr. President”, pasi Monroe e kishte veshur atë pikërisht për ditëlindjen e presidentit tanimë ndjerë, John F. Kennedy.

Ylli i “Kardashians” ra dukshëm 16 kilogramë përpara ngjarjes për të mundur të veshë fustanin, ndonëse ende nuk mund të lëvizte lirshëm.

“Unë kam jashtëzakonisht respekt për veshjen dhe për atë që do të thotë për historinë amerikane”, tha ajo për Vogue përpara festës. “Unë kurrë nuk do të doja të ulem në të ose të haja në të ose të rrezikoja për ndonjë dëmtim të saj dhe nuk do të mbaj atë lloj grimi trupi që bëj zakonisht”.

Megjithatë, duket se vetëm pozimi për foto në tapetin e kuq me Pete Davidson mund të ketë shkaktuar dëme në “fustanin më të shtrenjtë në botë”.

Të hënën, Pop Culture postoi foto krah për krah të fustanit, që dyshohet se janë para dhe pasi Kardashian e kishte veshur atë në Met. Një nga fotot tregon shenja të pëlhurës dhe kristaleve që mungojnë, veçanërisht rreth pjesës së pasme të fustanit.

Shumë fansa të zhgënjyer replikuan, ku madje një prej tyre shkroi se “Kim nuk duhet ta kishte veshur kurrë atë fustan”.

Megjithatë, ende nuk ka pasur ndonjë konfirmim zyrtar sa i përket akuzave se fustani është dëmtuar pasi e ka veshur Kim Kardashian./UBTNews/

Exit mobile version