UBT News

Dëmtimi dramatik i lojtarit të ri të Barçës në ndeshjen kundër Crvena Zvezdës

Pau Cubarsí, qendërmbrojtësi 17-vjeçar i Barcelonës, u përball me një moment të frikshëm gjatë ndeshjes kundër Crvena Zvezdës në Beograd. Në minutën e 63-të, ai u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një dëmtimi të rëndë në fytyrë, që kërkoi ndërhyrjen e menjëhershme të mjekëve dhe përfundoi me dhjetë qepje.

Dëmtimi i Cubarsít ndodhi kur, gjatë një aksioni mbrojtës, ai tentoi të largonte topin me kokë brenda zonës së Barcelonës, ndërsa sulmuesi i ekipit serb, Spajic, hyri në duel me këmbën e djathtë. Për fat të keq, Spajic nuk arriti ta godasë topin dhe në vend të tij, preku fytyrën e lojtarit të ri të Barçës, duke shkaktuar një plagë të thellë që nisi të gjakoste menjëherë.

Reagimi i shpejtë i skuadrës mjekësore të Barcelonës, e drejtuar nga Dr. Pruna, ishte thelbësor. Mjekët futen menjëherë në fushë për të ndalur gjakderdhjen dhe për ta larguar lojtarin drejt dhomave të zhveshjes, ku i bënë dhjetë qepje për të mbyllur plagën. Shpresohet që Cubarsí të rikuperohet në kohë për ndeshjen e ardhshme kundër Real Sociedad.

Ky incident ka ngjallur komente në rrjetet sociale, ku ai është quajtur “luftëtari ynë” nga tifozët dhe bashkëlojtarët, të cilët e vlerësojnë për guximin dhe shpirtin e tij luftarak në fushë./UBTNews/

Exit mobile version