Aktorja Demi Moore ka nxitur thashethemet se iu nënshtrua një operacioni plastik pas paraqitjes së saj të fundit në Javën e Modës në Paris.
Demi Moore, 58-vjeçe, e hapi shfaqjen e Fendi-t të mërkurën, teksa u shfaq me një kostum mëndafshi dhe me një palë vathë – por fansat e saj po spekulojnë se aktorja iu nënshtrua operacionit, sepse sipas tyre, fytyra e saj po duket më ndryshe.

Madje shumica e fansave e kritikuan atë, duke thënë se dukej më bukur më herët./UBTNews