Këngëtarja e mirënjohur amerikane, Demi Lovato ka folur hapur për overdozën. Për CNN ajo ka deklaruar se jeta e saj është shumë më e mirë pas “zgjimit” të saj nga “vdekja” në vitin 2018.
Lovato është deklaruar edhe më herët për vuajtjet që ka kaluar nga ç’rregullimi i të ushqyerit si dhe abuzimi me drogë. Tani ajo thotë se u ndje e mjerë gjatë asaj periudhe.
Lovato thotë se ka gjithçka nën kontroll dhe se merr përgjegjësi të plotë për mbidozën e drogës.

Pas mbidozës, aktorja dhe këngëtarja tha se po përballet me dëmtime të trurit./UBTNews
(Përktheu dhe përshtati Anita Bakalli, studente e UBT-së)