Përmes një postimi në rrjete sociale, Lovato ka rrëfyer se sa i vështirë ka qenë raporti me babain e saj të ndjerë, Patrick Lovato, ndërroi jetë në vitin 2013.
“Kam shpenzuar shumë vite duke menduar nëse duhet ta telefonoj babin…ta marr apo jo, nëse duhet ta bëja atë telefonatë. Disa herë pendohem që nuk e telefonoja, por ditë të tjera jam krenare për veten time që ruajta kufijtë, sepse po bëja çfarë ishte më e mira për mua dhe shëndetin tim mendor. Është e komplikuar dhe do të doja të ishte ndryshe, por kjo më bëri njeriun që jam sot.”, shkroi Demi.
Këngëtarja ka shkruar disa këngë të ndryshme për babain e saj, duke përfshirë “Father” dhe “Butterfly”.
Kujtojmë se këngëtarja së fundmi rrëfeu se është jo-binare. Njerëzit jo-binarë nuk identifikohen si burra ose gra dhe nuk priren të jenë në përputhje me normat gjinore të asnjërës, por mund të jenë diçka në mes ose përtej të dyja gjinive.