UBT News

Demi Lovato dhe motra e Miley Cyrus, romanca më e re në showbiz?

Demi Lovato dhe Noah Cyrus u fotografuan dorë për dore në Six Flags të martën, disa muaj pasi kishte pasur thashetheme për romancë.

Lovato, e cila doli si një jo binare në maj dhe Cyrus morën pjesë në ahengun “Space Jam: A New Legacy” në Magic Mountain në Valencia të Kalifornisë me miqtë.

Çiftit iu bashkua edhe shoku i vjetër i Lovatos, Matthew Scott Montgomery.

Këngëtarja e hitit “Sorry Not Sorry” dhe motra e vogël e Miley Cyrus u bashkuan në fillim të këtij viti në këngën “Easy” për albumin e fundit të Lovato, “Dancing with the Devil… the Art of Starting Over”.

Një burim i tha Page Six ekskluzivisht në atë kohë se sjellja e tyre gjatë seancave të regjistrimit i bëri njerëzit të pyesnin nëse ishin më shumë sesa mikesha.

Shëtitja e Cyrus dhe Lovato vjen një javë pasi dyshja kryen bashkëpunimin për herë të parë gjatë ngjarjes YouTube Pride 2021.

Megjithatë, ende asnjëra nga artistet nuk është deklaruar për të konfirmuar ose mohuar lidhjen e tyre./UBTNews

Exit mobile version