Ka filluar futbolli në Zvicër për edicionin 2020/2021 ku fillimisht janë zhvilluar ndeshjet e raundit të parë të Kupës.
Nuk kanë munguar golat shqiptarë as ditën e sotme, ku Andi Zeqiri e Shkëlqim Demhasaj kanë realizuar.
Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Shkëlqim Demhasaj e ka nisur për mrekulli aventurën te Grasshopper.
GC ishte mysafir i Lausanne Ouchy dhe kanë triumfuar me rezultat 1-2, ku golin e dytë e shënoi deçanasi.
Për Demhasajn ky ishte goli i parë me fanellën e GC dhe synimi i tij është të shënoj sa më shumë që ta rikthejë klubin më të madh zviceran në elitë.
Gol në rrethin e parë të Kupës së Zvicrës ka shënuar edhe Andi Zeqiri, i cili pritet t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës.
Talenti kosovar ka realizuar në fitoren e skuadrës së tij Lausanne 1-3 në udhëtim te Nyon.
Zeqiri realizoi në minutën e 76-të për t’i dhënë epërsinë klubit të tij 1-2.
Për Zeqirin ky mund të jetë goli i fundit për klubin zviceran, pasi ai po ndiqet nga shumë skuadra të mëdha evropiane, ndër to edhe Olympique Marseille. /Telegrafi/