UBT News

Dembele zbulon tre favoritët e tij për Topin e Artë

Ousmane Dembele ka zbuluar tre zgjedhjet e tij kryesore për Topin e Artë, duke përfshirë edhe bashkëlojtarin e tij te Paris Saint-Germaini, Khvicha Kvaratskhelia.

Sulmuesi francez, i cili fitoi Topin e Artë në vitin 2025 pas një sezoni të jashtëzakonshëm me PSG-në, shënoi 35 gola dhe regjistroi 16 asistime në të gjitha garat gjatë sezonit 2024/25.

Përveç trofeut prestigjioz individual, Dembele fitoi edhe disa çmime të tjera, përfshirë atë të “Lojtarit të Sezonit” në Ligue 1 dhe në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, francezi nuk e sheh veten në mesin e favoritëve për ta fituar sërish Topin e Artë. Para publikimit të listës së kandidatëve, Dembele u pyet nga France Football, organizatori i çmimit, për tre lojtarët që ai i konsideron më të mirët.

“Kvara dhe Harry Kane, të cilët patën një sezon shumë, shumë të mirë, dhe mendoj se Kylian Mbappe”, deklaroi Dembele.

29-vjeçari refuzoi të përfshinte veten në listën e tij, duke theksuar se preferon të vlerësojë bashkëlojtarët dhe kundërshtarët e tij.

“Unë? Oh jo, unë kurrë nuk e përfshij veten në çështje të tilla. Nuk votoj fare për veten time. Nëse do të isha unë ai që do të fliste, nuk do të votoja për veten time”, tha ai.

Dembele më pas përmendi edhe disa emra të tjerë që, sipas tij, e meritojnë të jenë në garë për çmimin prestigjioz.

“Ka edhe shumë lojtarë të tjerë. Michael Olise mund të ishte në listë, sepse pati një sezon të mrekullueshëm dhe ishte lojtari më i mirë në ligën gjermane. Po ashtu, Lamine Yamal, Fabian Ruiz dhe Pacho”, shtoi ai.

Në fund, Dembele veçoi bashkëlojtarin e tij te PSG-ja, William Pacho, duke kërkuar që mbrojtësi ekuadorian të mos anashkalohet.

“E harrojmë këtë të fundit, Pacho. Shpresoj të mos e harrojmë këtë vit, sepse e meriton”, përfundoi ylli francez.

D.L

Exit mobile version