UBT News

Dembele drejtë Premier Ligës

Bisedimet ndërmjet Barcelonës dhe sulmuesit Ousmane Dembele për vazhdimin e kontratës janë bllokuar.

E ardhmja e lojtarit tani është shumë e paqartë pasi klubi katalanas nuk ka pranuar të pajtohet me kushtet e kërkuara nga lojtari që vazhdon të mos jap kontributin e tij maksimal për shkak të numrit të madh të lëndimeve gjatë gjithë vitit.

Tani, dy klubet angleze Manchester United dhe Newcastle United, duke parë situatën e krijuar, kanë filluar të mendojnë seriozisht për të siguruar shërbimet e sulmuesit francez, shkruan Matteo Moretto.

Të dy klubet tashmë kishin shprehur interesim të fortë për anësorin, kontrata e të cilit skadon në verë.

Ata tani mund të fillojnë negociatat për një kontratë me të nga 1 janari e tutje, ndërsa përpiqen të shtojnë opsione të tjera sulmuese në radhët e tyre.

Exit mobile version