UBT News

Delvina Durmishi, përforcimi i dytë te KFF Feronikeli

Delvina Durmishi, ish-portjerja e KFF Dukagjinit, dje u pa në fanelën e KFF Feronikelit, të Drenasit, në një turnir të mbajtur në qytetin llapjan, për nder të Ditës së Çlirimit të Podujevës.

Burimet brenda klubit na bëjnë me dije se Durmishi me klubin nga Drenasi kanë arritur marrëveshje dhe ditëve në vijim pritet zyrtarizimi.

Klubi gjithashtu ka paralajmëruar marrëveshje me disa sponsor dhe priten edhe prurje tjera në KFF Feronikel. /UBTNews/

Exit mobile version