Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë një ndeshje miqësore kundër Norvegjisë më 5 qershor në Oslo. Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën me 23 futbollistë të ftuar për këtë ndeshje, duke përfshirë pesë yje nga Superliga e Kosovës.
Lojtarët e ftuar nga Superliga janë:
Lojtarët Ballkanit, Lumbardh Dellova dhe Lindon Emërllahu, dy të Llapit, Ilir Krasniqi dhe Muhamet Hyseni, si dhe talenti i Malishevës, Drilon Hazrollaj.
Dellova dhe Krasniqi kanë qenë ndër lojtarët më të dalluar të sezonit dhe janë përfshirë në formacionin e sezonit nga redaksia sportive e Telegrafi. Kjo ndeshje miqësore ofron një mundësi të shkëlqyer për këta lojtarë të tregojnë aftësitë e tyre në arenën ndërkombëtare dhe të kontribuojnë në përgatitjet e ekipit për sfidat e ardhshme./UBTNews/