Një delegacion turk do të vizitojë kryeqytetin rus javën e ardhshme për bisedime teknike përpara takimit të planifikuar të ministrave të jashtëm turk, rus, iranian dhe sirian, tha të mërkurën ministri i jashtëm i Turqisë.
“Nga rusët erdhi një ofertë për të zhvilluar një takim në nivel teknik në përgatitje të një takimi të mundshëm të ministrave të jashtëm. Javën e ardhshme do të dërgojmë edhe zëvendësministrin tonë në Moskë.
Në këtë takim do të marrë pjesë edhe pala iraniane. Në këtë takim do të bëhen përgatitjet për takimin e ministrave të jashtëm”, tha Mevlut Cavusoglu.
Më 28 dhjetor 2022, ministri i mbrojtjes turk, rus dhe sirian u takuan në Moskë për të diskutuar përpjekjet kundër terrorizmit në Siri dhe ranë dakord të vazhdojnë takimet trepalëshe për të siguruar stabilitet në Siri dhe në rajon më gjerë.
Për mundësinë e përfshirjes së Iranit në bisedime, Turqia tha më parë se Ankaraja do të ishte “e kënaqur nëse Irani përfshihet në këtë proces”./UBTNews/