UBT News

Delegacioni i NATO-s viziton Kuvendin e Kosovës

Një delegacion nga Komiteti Politik i Asamblesë Parlamentare të NATO-s po zhvillon një vizitë zyrtare dyditore në Kosovë, më 28 dhe 29 tetor.

Sipas njoftimit zyrtar nga Kuvendi i Kosovës, delegacioni i NATO-s do të realizojë sot një seri takimesh me zyrtarë të lartë dhe komisione parlamentare në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Pritja nis në orën 09:05, ku delegacioni do të takohet me Kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu. Më pas, në orën 10:00, është paraparë takimi me Komisionin për Punë të Jashtme si dhe atë për Integrim Evropian. Seri e takimeve të mëngjesit do të përmbyllet në orën 11:00 me përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në Kuvend.

Të gjitha takimet do të mbahen në sallën 506 të Kuvendit të Kosovës, ndërsa mediat do të lejohen të marrin pamje në fillim të çdo takimi. /E.A/

Exit mobile version