Tash e një kohë, mesfushori ofansiv i skuadrës Tottenham Hotspur, Dele Alli, nuk është duke gjetur minutat e duhura në 11-shen e parë, nën urdhërat e trajneri portugez Jose Mourinho.
Mesfushori anglez ka rënë nga forma, pas mungesës së minutave me Tottenhamin, e që rralle herë ka filluar ndeshjet si titullar këtë sezon, duke bërë që drejtuesit e klubit të mendojnë për një zgjidhje për të.
Mediumi Football Insider, ka raportuar se lojtari nuk është në shitje dhe Tottenham Hotspur ende llogaritë në shërbimet e 24-vjeçarit, ndaj edhe do e shes vetëm në formë huazimi.
Alli mund të largohet vetëm në formë huazimi, për një afat të shkurtër që i jep atij minutat e duhura deri në Euro 2020, për t’u kthyer kështu në afatin kalimtar të verës./UBTNews