Topi me të cilin legjenda e ndjerë e futbollit argjentinas, Diego Maradona shënoi golin e tij në Kupën e Botës të vitit 1986, do të dalë në ankand muajin e ardhshëm.
Topi, të cilin e solli në ankand Graham Budd Auctions në Londër, do të shitet më 16 nëntor nga gjyqtari tunizian, Ali Bin Nasser, i cili lejoi një nga golat më të diskutueshëm në histori gjatë çerekfinales së Kupës së Botës të vitit 1986 midis Argjentinës dhe Anglisë.
“Ky top është pjesë e historisë ndërkombëtare të futbollit – mendoj se është koha e duhur për ta ndarë atë me botën. Në Meksikë unë isha në mesin e 42 gjyqtarëve në turne”, tha Ali Bin Nasser për Graham Budd Auctions.
Ankandi do të transmetohet drejtpërdrejt./UBTNews/