UBT News

Del në ankand skulptura 12 milionë dollarëshe, të ardhurat do të përdoren për të ndihmuar Ukrainën

Ukrainian businessman and oligarch Victor Pinchuk (R) delivers a speech at the opening ceremony of the "Russian Warcrimes House", a photographic exhibition documenting alleged war crimes committed by Russian troops in Ukraine, organised by The Victor Pinchuk Foundation, during the World Economic Forum (WEF) annual meeting in Davos on May 23, 2022. (Photo by Fabrice COFFRINI / AFP) (Photo by FABRICE COFFRINI/AFP via Getty Images)

Skulptura e Jeff Koons që vlerësohet të jetë deri në 12.5 milionë dollarë, do të dalë në shitje këtë muaj për të mbledhur fonde për ndihmë humanitare për Ukrainën.

Biznesmeni miliarder Victor Pinchuk, së bashku me gruan e tij Olena, po nxjerrin në ankand në Christie’s skulpturën kryesore të Koons “Balloon Monkey (Magenta)”.

Të ardhurat nga shitja do të përdoren për të ndihmuar ushtarët dhe civilët e plagosur nga lufta, të cilët kërkojnë urgjentisht proteza, trajtim mjekësor dhe rehabilitim, sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga Christie’s në fillim të kësaj jave.

“Balloon Monkey (Magenta)”

Skulptura do të ofrohet në një shitje në mbrëmjen kushtuar veprave të bëra në shekujt 20 dhe 21 në Christie’s në Londër më 28 qershor.

Skulpturat e Koons janë ndër disa nga më të shtrenjtat që janë shitur ndonjëherë në ankand. “Rabbit” (1986) u shit për 91 milionë dollarë në Christie’s New York në 2019, ndërsa “Balloon Dog (Orange)” (1994-2000) u shit për 58.4 milionë dollarë gjashtë vjet më parë.

Koons tha se ishte një “privilegj” që vepra e tij të hidhej në ankand për kauzën humanitare.

“Vlera e vërtetë e artit është të jetë në shërbim të njerëzimit dhe nuk mund të ketë thirrje më të lartë në këtë moment sesa të mbështesësh popullin ukrainas”, tha Koons./UBTNews/

Exit mobile version