Mbi një shekull prej kur u shfaq së fundi në publik, një pikturë e Vincent Van Gogh-ut do të dalë në ankand.
Kjo pikturë e quajtur “Wheat Stacks”, që paraqet gratë duke punuar në fusha në Arles të Francës, pritet të shitet për 30 milionë dollarë.
Van Gogh e realizoi këtë pikturë në vitin 1888 pasi u largua në fshatrat franceze për shkak të problemeve shëndetësore.
Piktura u shfaq për herë të fundit në publik në vitin 1905, si pjesë e një retrospektive më të madhe të Van Gogh në Muzeun Stedelijk në Amsterdam./UBTNews