UBT News

Deklarata e Musk për marrëveshjen e emigrantëve, reagon presidenti i Italisë

Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella ka reaguar pas deklaratës së shkurtër por shumë të komentuar të Elon Musk në lidhje me marrëveshjen e emigrantëve.

Këta gjyqtar duhen ndryshuar”, shkroi Musk në një komentnë X duke iu referuar gjyqtarëve italianë që kërkuan kthimin e emigrantëve nga kampi i Gjadrit sërish në Itali dhe rrëzimin e marrëveshjes Rama-Meloni.

Presidenti italian tha në reaigmin e tij se Italia është një vend i madh demokratik dhe sipas tij di të kujdeset për veten.

Italia është një vend i madh demokratik dhe duhet të ritheksoj, me fjalët e përdorura në një rast tjetër, më 7 tetor 2022, se “ajo (Italia) di të kujdeset për veten në përputhje me Kushtetutën e saj”.

Çdokush, veçanërisht nëse, siç është paralajmëruar, do të marrë një rol të rëndësishëm qeveritar në një vend mik dhe aleat, duhet të respektojë sovranitetin e tij dhe nuk mund të marrë përsipër detyrën për t’i dhënë atij receta”.

Reagimi i presidenti të Republikës, Sergio Mattarella vjen një ditë pas deklaratës së Elon Musk për çështjen e riatdhesimit të emigrantëve nga Shqipëria. Musk, tashmë i zgjedhur nga Trup si pjesë e administratës së tij deklaroi se gjyqtarët që rrëzuan marrëveshjen duhet të ikin.

 

Exit mobile version