UBT News

Dëgjohen shpërthime pranë bazës ajrore ushtarake ruse në Krime

Smoke rises after explosions were heard from the direction of a Russian military airbase near Novofedorivka, Crimea August 9, 2022. REUTERS/Stringer

Disa shpërthime të fuqishme u dëgjuan nga drejtimi i një baze ushtarake ruse në Novofedorivka në Krimenë perëndimore gjatë ditës së sotme, thanë tre dëshmitarë për Reuters.

Të paktën 12 shpërthime me intensitet të ndryshëm u dëgjuan brenda një minute dhe tri ishin veçanërisht të fuqishme duke shkaktuar shkëndija dhe tym, thanë dëshmitarët.

Raportet vijnë pasi trupat e Vladimir Putin përpiqen të marrin kontrollin e rajonit Donbas të Ukrainës lindore, ku separatistët pro-Moskë pushtuan territorin pasi Kremlini aneksoi Krimenë në jug në vitin 2014.

Në javët e fundit, forcat ruse kanë shtuar sulmet e tyre në veri dhe veriperëndim të qytetit Donetsk në Donbas, ndërsa përpiqen të marrin kontrollin e krahut lindor./UBTNews/

Exit mobile version