Një defekt teknik me energjinë elektrike ka lënë të bllokuar për disa orë rreth 50 minatorë në minierën e Trepçës në Stan Tërg, të cilët kishin mbetur në zgafellë që nga ora 01:30 pas mesnate.
Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi, ka konfirmuar rastin duke bërë të ditur se një pjesë e punëtorëve tashmë kanë arritur të dalin mbi sipërfaqe. Detaje shtesë ka dhënë edhe drejtori i minierës, Shyqyri Sadiku, i cili saktësoi se shumica e minatorëve kanë dalë, por 18 prej tyre ndodhen ende brenda, ndërsa po punohet për gjetjen e një zgjidhjeje alternative. Sadiku siguroi se gjendja shëndetësore e minatorëve të ngujuar është stabile.
Ky incident pason dy raste të ngjashme të ndodhura në fillim të këtij viti, ku më 11 janar pesë pompistë mbetën të bllokuar për nëntë orë, ndërsa më 26 janar minatorët e ndërrimit të dytë u ngujuan për rreth shtatë orë, që të dyja herët si pasojë e problemeve teknike dhe defekteve me rrymë. /Kosovapress/
