UBT News

De Rossi para debutimit në Evropë: Dua Romën që eliminoi Barcelonën

Roma përballet të enjten në raundin e 1/16-tave në Europa League teksa luan në transfertë ndaj Feyenoord. Daniele De Rossi do të ketë ndeshjen e tij të debutimit në Evropë si trajner, teksa në konferencën për shtyp, theksoi se kërkon të rikthejë atë Romën që disa vite më parë eliminonte Barcelonën nga Champions League.

“Jam shumë i lumtur që po debutoj në Evropë, disa kohë më parë nuk e mendoja. Jam i gëzuar për këtë mundësi dhe dua të përfitoj nga ajo. Kam eksperiencë si lojtar në disa ndeshje europiane, por nuk kam fituar kurrë më parë një trofe europian”, u shpreh Daniele De Rossi.

“Mbaj mend edhe kur na mposhti Manchester United me rezultatin 7-1, por ia dolëm të ringriheshim. Nëse më duhet të zgjedh një ndeshje të veçantë europiane, mendoj për atë fitoren 3-0 kundër Barcelonës. Dua të rikthehemi mes skuadrave më të rëndësishme të Europës”, shtoi mbi të tjerash italiani./UBTNews/

Exit mobile version