UBT News

De Ligt gëzon Holandën, kalon lëndimin dhe i gatshëm për Austrinë

Kombëtarja e Holandës e ka nisur mbarë aventurën në Kampionatin Evropian.

‘Tulipanët’ kanë mposhtur në një ndeshje spektakolare Ukrainën me rezultat të ngushtë 3-2.

Por në ndeshjen e tyre të parë në Euro 2020, për Holandën mungoi mbrojtësi Matthijs de Ligt.

21-vjeçari ka vuajtur nga një lëndim, por që e ka lënë pas tani. Ai ka gëzuar trajnerin De Boer pasi sot është rikthyer në stërvitje.

Kësisoj mbrojtësi i talentuar do të jetë në dispozicion të Holandës për ndeshjen ndaj Austrisë të enjten mbrëma.

Exit mobile version