UBT News

De Laurentiis: Dua 200 milionë euro për Osimhen

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis i ka shokuar të gjitha skuadrat e mëdha evropiane që mund të jenë duke planifikuar transferimin e sulmuesit të Napolit, Victor Osimhen.

Lojtari po kërkohet nga Chelsea, Manchester United dhe PSG, me këta të fundit që e shohin atë si emrin kryesor në rast të largimit të Kylian Mbappes.

Duke folur për mediat italiane, De Laurentis ka thënë se kërkon 200 milionë euro për shërbimet e lojtarit të tij, derisa ka shtuar se këtë shifër mund ta përballojë vetëm PSG.

“I vetmi klub që mund ta përballonte Victor Osimhen është Paris Saint-Germain. Nëse Nasser Al Khelaifi dëshiron të dërgojë një ofertë rreth 200 milioë euro presim dhe shohim se çfarë do të ndodhë. Unë personalisht mendoj se Viktori do të qëndrojë këtu”, ka thënë ai.

Exit mobile version