E arshmja e Frenkie de Jong te Barcelona vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në afatin kalimtar të kësaj vere.
25-vjeçari ka qenë objektivi kryesor i Manchester United, i cili tashmë ka një marrëveshje prej 85 milionë eurosh me Barçën për një transferim.
Sidoqoftë, De Jong ka qenë jashtëzakonisht ngurrues për t’u larguar nga klubi dhe nuk ka fare synime të bashkohet me Manchester United, duke çuar kështu në një ngecje të marrëveshjes.
Por, Barcelona synon të shesë De Jong pasi është e varur nga ai dhe bashkatdhetari i tij, Memphis Depay, largimi i të cilëve do të regjistronte me sukses blerjet e tyre të reja këtë verë.
Për këtë qëllim, presidenti Joan Laporta zhvilloi një takim me De Jong derisa skuadra është në Amerikë për turneun parasezonal.
Besohet se Laporta i shpjegoi De Jongut natyrën delikate të situatës dhe i paraqiti atij dy opsione, ose të pranojë ofertën në tavolinë dhe të largohet nga Barça ose të pranojë një ulje rroge për të respektuar shkallën e re të pagave të klubit.
Megjithatë, takimi nuk e ka ndryshuar qëndrimin e mesfushorit holandez. De Jong mbetet i palëkundur në vendimin e tij për të qëndruar në “Camp Nou” dhe nuk mendon për një largim nga klubi.
Në të njëjtën kohë, agjentët e tij nuk janë të gatshëm të diskutojnë ndonjë ulje pagash dhe pasi lojtari dëshiron të vazhdojë kontratën e tij aktuale, pasi ka rënë dakord tashmë për një ulje rroge në të kaluarën e afërt.