Trajneri i Newcastle United, Eddie Howe e ka bërë të ditur se portieri Nick Pope do të mungojë të paktën katër muaj për klubin.
Pope pësoi një lëndim në fitoren 1:0 kundër Manchester United, dhe tani do t’i nevojitet operimi.
Newcastle tani ka në dispozicion Martin Dubravkan dhe Loris Karius, ndërsa ka spekulime se klubi është në kërkim të një portieri tjetër.
Spekulimet po e lidhin David de Gean me Newcastle, por trajneri Howe ka mohuar këto zëra.
“Nuk kemi bërë asnjë kontakt me De Gean pavarësisht spekulimeve. Ne me të vërtetë besojmë në Martin Dubravkan. Gjithmonë kam pasur fjalë të mira për të. Martin është një portier i një niveli të lartë”, tha Howe.
De Gea është ende pa skuadër, që prej se u largua si lojtar i lirë nga Manchester United.