UBT News

De Gea dëshiron të qëndrojë te Manchester United

David De Gea dëshiron që të qëndrojë te Manchester United edhe pas kësaj vere, pavarësisht spekulimeve të shumta që ai do të largohet, raporton “The Sun”.

Po ashtu, besohet që portieri spanjoll dëshiron që të jetë opsioni dhe zgjedhja e parë e trajnerit, Ole Gunnar Solskjaer si portier, para të riut Dean Henderson, përcjell KosovaPress.

De Gea dhe Henderson ndanë minutazhën e njëjtë në formacionin e Manchester Unitedit për sezonin 2020-21.

Exit mobile version