UBT News

De Bruyne pranon kontratën e re të Cityt

Kevin De Bruyne është afër nënshkrimit të një kontrate të re pesëvjeçare me Manchester Cityn.

Sipas mediave angleze, mesfushori ka pranuar të mbetet në “Etihad”.

Ylli belg ka edhe dy vjet e gjysmë kontratë dhe me vazhdimin e saj do të mbetet pjesë e klubit deri në vitin 2025.

Me kontratën e re mesfushori do të përfitojë rreth 320 mijë funte në javë. 29-vjeçari është pjesë e Cityt që nga viti 2015, kur u transferua nga Wolsburgu.

Exit mobile version