Kevin De Bruyne, mesfushori belg që është quajtur “fantazist” dhe “gurthemeli” i Manchester Cityt, mund të jetë në fundin e aventurës së tij, sepse ka interesim për të “Etihad”. Pas 9 vitesh të suksesshme dhe plot 17 trofe me klubin, De Bruyne, 32 vjeç, konsiderohet si një nga legjendat më të mëdha të Manchester Cityt.
Sipas raporteve të fundit, De Bruyne nuk ka treguar shenja se dëshiron të rinovojë kontratën e tij, e cila ka ngritur alarmin në kampin e “Qytetarëve”. Prandaj, drejtuesit e klubit janë të gatshëm të heqin dorë nga ai, por vetëm për një çmim të caktuar.
Bordi i Manchester Cityt nuk pranon më pak se 100 milionë euro për kartonin e De Bruyne, një shumë që është më e lartë se 76 milionë eurot që u harxhuan për ta transferuar atë nga Wolfsburg në verën e vitit 2015.
Gjatë kohës së tij te “Qytetarët”, De Bruyne ka bërë 388 paraqitje, duke shënuar 103 gola dhe duke ofruar 171 asistime. Në përmbledhje, ai ka fituar 5 herë Premier League, 5 herë EFL Cup, 2 herë FA Cup dhe Community Shield, 1 UEFA Champions League, 1 Superkupë Evrope dhe një Botëror të Klubeve.
Me këto statistika dhe trofe, De Bruyne është pa dyshim një figurë kyçe për Manchester City, dhe ndonjëherë, siç duket, të ardhmen e tij e shohin edhe klube të tjera të pasura, përfshirë “sheikët”./UBTNews/