UBT News

Davis largohet nga Dallasi pas vetëm 31 ndeshjesh

Washington Wizards po e transferojnë Anthony Davis në një shkëmbim me tetë lojtarë me Mavericks që përfshin zgjedhje në draft për Dallas, tha të mërkurën një burim i sigurt për AP.

Wizards do të dërgojnë Khris Middleton, AJ Johnson, Malaki Branham dhe Marvin Bagley III te Mavericks së bashku me dy zgjedhje të raundit të parë të draftit dhe tre të raundit të dytë, sipas personit që foli me Associated Press, në kushte anonimiteti sepse marrëveshja ende nuk ishte miratuar nga NBA.

Kurse, Anthony bashkohet në Washington me Jaden Hardy, D’Angelo Russell dhe Dante Exum.

Lojtari që mori pjesë 10 herë në All-Star, Anthony Davis ka qenë jashtë fushave që nga 8 janari për shkak të një dëmtimi në dorën e majtë dhe nuk pritej të kthehej para pushimit të All-Star më vonë këtë muaj.

Kjo marrëveshje do të zbusë “gabimin” e ish-menaxherit të përgjithshëm Nico Harrison që shkëmbeu  Luka Doncic-in për Davisin, ndërkohë që hoqi dorë nga një talent i gjeneratës së tij në kulmin e karrierës. Doncic ishte 25 vjeç në kohën e shkëmbimit.

/KosovaPress/

Exit mobile version