Merkato verore pritet të jetë e zjarrtë për Real Madridin sa i përket transferimeve. “Los Blancos” vetëm ka piketuar disa emra të cilët mund t’i afrojë në skuadër. Një nga ta është Alphonso Davies nga Bayern Munich, i cili ka refuzuar marrëveshjen e re të propozuar nga bavarezët dhe me shumë gjasë kanadezi do të largohet nga Bundesliga.
Kështu Bayern tanimë po planifikon të përforcojë hapësirën të cilën do ta lë 24-vjeçari dhe së fundmi një emër i cili lidhet me bavarezët është Ferland Mendy pikërisht nga Real Madridi. Kjo na lë të kuptojmë se marrëveshja mes dy klubeve mund të lehtësohet me një shkëmbim të futbollistëve, kështu duke u ndarë të kënaqur të dy palët.
Kontrata e Mendyt me madrilenët skadon në verën e vitit 2025, po ashtu si e Daviesit me Bayernin./UBTNews/