UBT News

David dhe Victoria Beckham dhurojnë 1 milion funte për popullin e Ukrainës

Futbollisti legjendar David Beckham dhe disenjatorja Victoria Beckham kanë premtuar 1 milion funte për të ofruar ndihmë të menjëhershme për popullin e Ukrainës, përcjell UBT News.

Çifti i famshëm nisi një thirrje urgjente përmes fondit të tij “7” për UNICEF-in për të ndihmuar në ofrimin e mbështetjes për fëmijët e prekur në vendin e shkatërruar nga lufta.

Një burim zbuloi për MailOnline se David dhe Victoria kanë dhuruar 1 milion £ nga paratë e tyre për nismën e bamirësisë.

“Ata donin të bënin gjithçka që mundeshin për të ndihmuar UNICEF-in në punën e tyre në terren në Ukrainë”.

“Kjo është përveç projekteve që ai financon nën ombrellën e Fondit të tij 7, i cili synon të mbështesë fëmijët në mbarë botën, veçanërisht vajzat që të kuptojnë potencialin e tyre”./UBTNews/

Exit mobile version