Shawn Mendes thotë se ai ende e do ish të dashurën dhe mikeshën e ngushtë Camila Cabello dhe dashuria për të do të qëndrojë gjithmonë.
Këngëtari foli me Ryan Seacrest për marrëdhënien e tyre tani dhe këngën dedikuar ndarjes, “When You’re Gone”, e cila ka të bëjë me të. Cabello dhe Mendes njoftuan ndarjen në nëntor, pas dy vitesh lidhje.
“[Ne jemi] shumë miq,” tha Shawn për marrëdhënien tani. “Pra, unë e kam dashur Camila-n për kaq shumë vite dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë.”
Për këngën “When You’re Gone”, Mendes shtoi, “Jam shumë i lumtur që mund të jem real dhe autentik me muzikën time, sepse është e rëndësishme edhe për mua, të jem në gjendje të shkruaj për këto gjëra.”
Mendes ka thënë se ai dërgoi këngën Camila-s për ta dëgjuar shumë kohë përpara publikimit të saj. “Camila e dëgjoi këngën muaj më parë, kështu që ne kemi një marrëdhënie vërtet të sinqertë,” tha ai për E!. “Unë kurrë nuk do të publikoja një këngë për të para se ajo ta dëgjonte.”
Më duhet të mësoj si t’ia dal pa ty
Po përpiqem të gënjej veten, por nuk di si
Po oh, e di se çfarë duhet të bëjmë
Oh, por unë e urrej mendimin që mund të të humbas
Kështu që thjesht po përpiqem të të mbaj fort.” – thotë ai në këngë.
Shawn dhe Camila u njohën në vitin 2014 ne turin e mikut të tyre të përbashkët Austin Mahone dhe që nga ai moment u bënë shokë të ngushtë dhe të pandashëm. Në 2015-n publikuan këngën e parë së bashku “I know what you did last summer” dhe në vitin 2019 bashkëpunimin e dytë, “Senorita”. Që nga ky moment, u panë më shpesh se asnjëherë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe dyshimet e fansave u pohuan nga vetë ata. Në fund të vitit të kaluar njoftuan ndarjen.