Kombëtarja e Kosovës në futboll ka zhvilluar sot stërvitjen e radhës para ndeshjes me Rumaninë në Ligën e Kombeve. “Dardanët” nën urdhrat e trajnerit Franco Foda janë stërvitur në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Pas punës për ngrohjen e muskujve, skuadra punoi në aspektin taktik dhe teknik duke u përgatitur për një sfidë shumë të rëndësishme siç është ajo e së premtes mbrëma në Prishtinë.
Trajneri Franco Foda theksoi në konferencë për media se objektivi është vetëm fitorja ndaj Rumanisë në “Fadil Vokrri”, e për më tepër edhe synimi për të qenë të parët në këtë grup.
Pas ndeshjes me Rumaninë, Kosova përballet me Qipron në udhëtim tri ditë më vonë.